Kryetari i Gjilan, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se qyteti ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë të jetë nikoqir i Javës së Frankofonisë, e cila nis sot dhe sjell një program të pasur kulturor për qytetarët.
Kryetari Hyseni ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtyre ngjarjeve dhe të përjetojnë nga afër atmosferën unike që sjell kjo javë e veçantë.

