Komuna e Gjilanit ka filluar zyrtarisht aktivitetet për shënimin e festave të nëntorit, duke nisur sot me një ecje alpine në malet e fshatit Ponesh.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka ndarë momente nga ekspedita e tij në këtë aktivitet, përmes një videoje ku tregon bukuritë natyrore të Poneshit dhe një pamje të afërt të Kalasë.
Agjenda e festave të nëntorit përfshin një sërë aktivitetesh kulturore dhe sportive që do të vazhdojnë në ditët në vijim, duke i dhënë një tjetër dimension festimeve dhe përkujtimeve të rëndësishme kombëtare.