Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi, ka hapur sot zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve.
Hyseni përmes një statusi në facebook, ka thënë se Komuna ka bërë përgatitjet e nevojshme për përcjelljen dhe monitorimin e korrje-shirjeve duke formuar kështu komisionin.
Shkrimi i plotë:
Fermerët e Gjilanit sot filluan sezonën e korrje-shirjeve 👩🌾
🚜👩🌾 Me rastin e fillimit të fushatës së korrje-shirjeve iu urova të gjithë fermerëve fushatë të suksesshme.
Komuna ka bërë përgatitjet e nevojshme për përcjelljen dhe monitorimin e korrje-shirjeve duke formuar kështu komisionin i cili ka për detyrë koordinimin në mes të fermerëve kultivues të grurit, qendrave grumbulluese të grurit dhe pronarëve të autokombanjave; dhe po ashtu në baza javore me Ministrinë e BPZHR-së.
🧑🌾🌾 Fermerët që dorzojnë grurin në Silose dhe qendra grumbulluese duhet të pajisen me dëshmi mbi sasinë e dorzuar të grurit, në mënyrë që të përfitojnë nga programi për pagesa direkte, ku këtë vit 1 kg grurë do të subvencionohet 0.03 €.
🤝 Qoftë ky vit i mbarë e i bereqetshëm!