Komiteti për Politikë dhe Financa në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit, ka filluar me organizimin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2020, me qëllim që prioritetet e investimeve që bëhen nga Komuna e Gjilanit të jenë në raport të njejtë me kërkesën e qytetarëve në fshatra dhe lagje të ndryshme.
Të hënën janë mbajtur dëgjimet buxhetore në Zhegër ku përfshihen fshatrat e Grykës së Karadakut dhe në lagjet, “Arbëria” e “Zabel…”.
Për rëndësinë e këtyre dëgjimeve buxhetore, kanë folur drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi dhe shefi i GK të këshilltarëve të LDK’së, njëherit anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa, Avdyl Aliu.
Banorët e këtyre lokaliteteve kanë parashtruar para përfaqësuesve të Komunës kërkesat, nevojat, problemet dhe projektet e nevojshme për t’i futur në planifikim për vitin 2020.
Ndërkaq, orari i dëgjimeve tjera buxhetore është si vijon:
3 shtator
Takimi me shoqërinë civile, gratë, rininë dhe komunitetet, në sallën e Kuvendit të Komunës, ora 13:00,
Në fshatin Malishevë (Ora 17:00, në shkollën “Abdullah Tahiri”)
Në fshatin Përlepnicë me fshatrat përrreth (Ora 18:00, në sallën e këshillit të fshatit)
4 shtator
Në fshatin Bresalc me rrethinë (Ora: 17:00, në shkollën “Ibrahim Uruqi”)
Në fshatin Livoç i Epërm (Ora: 18:00, në shkollën “Vatra e Diturisë”).