Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke theksuar se Gjilani ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e fuqishme për Lëvizjen VETËVENDOSJE.
Ai e ka cilësuar rezultatin si një fitore të jashtëzakonshme, pjesë e fitores së madhe në gjithë Kosovën, duke theksuar se qytetarët kanë votuar për siguri dhe begati.
Hyseni gjithashtu ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen festës së fitores, e cila do të mbahet sonte në ora 21:30, te Teatri i Qytetit.
Statusi i plotë:
Gjilani nuk lëshon pe! 💪
Edhe sonte, një fitore e jashtëzakonshme e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Gjilan, pjesë e fitores së madhe në gjithë Kosovën. Qytetarët votuan fuqishëm për siguri e begati.
Ju presim të gjithëve në festën e fitores, sonte në ora 21:30, te Teatri i Qytetit!

