Gjilan, 10 mars 2017 / Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe Shoqatën e Pedagogëve të Sportit Shkollor, do të organizoj në kuadër të shënimit të pranëverës studentore të vitit 1981, vrapimin e qytetit “Gjilani 2017”.
Kjo ngjarje mbahet tradicionalisht në Gjilan, në kuadër të kujtimit të lëvizjeve të mëdha dhe protestave të organizuara nga studentët e Universitetit të Prishtinës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ngjarje e cila ka bërë kthesë të madhe historike për shtetin.
Vrapimi i qytetit “Gjilani 2017”, është një manifestim ndërkombëtar në atletikë dhe tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen atlet dhe grupe të shumta, nga qytete të ndryshme të Kosovës edhe nga shtetet e rajonit e më gjerë.
Kjo ngjarje ka edhe mbështetjen edhe nga ekipet emergjente të Policisë së Kosovës dhe të shëndetësisë të cilat do të asistojnë në ruajtjen e rendit dhe të shëndetit të garuesve gjatë gjithë stazës së vrapimit.
Ndryshe, ky manifestim fillimin e garës e ka në qendër të qytetit të Gjilanit dhe mbahet me datën 12 mars nga ora 11:00.
Show original message