Skuadra e Gjilanit në ndeshjën e nesërme do të synoj ta vazhdojë serinë pozitive në shtëpi,që prej sezonit të kaluar kuq e bardhët nuk kanë pësuar humbje si vendas.
Vitin e kaluar Gjilani kishte arritur të dilte e pamposhtur në të gjithë edicionin si vendas,ku këtë seri pozitive do të tentoj ta vazhdoj nesër ndaj skuadrës së Ballkanit.Gjilani në këtë takim vie pas një serie pozitive në këtë fillim kampionati,ku në 3 ndeshjet e luajtura kuq e bardhët kanë arritur të grumbullojnë 7 pikë duke arritur 2 fitore dhe një barazim.Gjilani renditet në vendin e pestë në tabelë me një ndeshje më pak të zhvilluar,atë kundër Pristhtinës në kuadër të javës së parë e që do të zhvillohet në këtë mesjavë.
Sikur Gjilani ashtu edhe skuadra nga Suhareka në ndeshjet e fundit kanë arkëtuar nga një pikë ku skuadra kuq e bardh e Gjilanit kishte barazuar pa gola në Skënderaj kundër Drenicës,ndërsa Ballkani si vendas ka luajtur 1 me 1 kundër Prishtinës.Takimi i fundit i dy skuadrave ishte zhvilluar sezonin e kaluar,ku u ndeshën në kuadër të Digitalb Kupës e që Gjilani kishte arritur të triumfoj me rezultar 1 me 0 në atë ndeshje.
Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit zhvillohet nesër me fillim nga ora 15 e 45 minuta në stadiumin “Agim Ramdani-Katana”.