Qytetarët e Gjilanit dhe banorët e fshatrave për rreth po përballen me mungesë të ndjeshme të ujit, sidomos ujit të pijshëm.
Jo vetëm Komuna e Gjilanit, por edhe ajo e Vitisë dhe Kamenicës të cilët furnizohen me ujë nga kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Hidromorava”.
Qytetarët po ankohen për reduktimet e shpeshta të ujit dhe faturave të kompanisë, për shkak të mungesës së madhe të ujit, duke vlerësuar se më tepër janë pa ujë se me të.
Kjo është një periudhë delikate e vitit, pasi numri i qytetarëve rritet gjatë verës në Komunën e Gjilanit, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.
Krahas rritjes së banorëve, edhe kërkesat për ujë rriten, duke rezultuar me rritje të konsumit e shfrytëzimit të ujit, pradaj cdo mungesë e tij shkakton kaos në popullatë.
Në ndërkohë, kompania ka paralajmëruar për mungesë të ujit dhe thatësi, ndërsa është rekomanduar të kursehet uji dhe të mos shpenzohet për pastrim të tepruar, por vetëm për konsum dhe nevoja higjienike.
Kjo nuk është hera e parë që qyteti përballet me mungesa të mëdha të ujit dhe ulje të nivelit të ujit në burimet natyrore ujore në Komunën e Gjilanit.
Sigurisht, se për këtë duhet të bëhet një zgjidhje më afatgjate dhe normalisht të ketë vetëdije qytetare për kujdes ndaj ujit dhe kursim të tij.
Gjilani pa ujë, qytetarët me ankesa të mëdha
Ndani këtë artikull