Qytetarët e Gjilanit dhe banorët e fshatrave për rreth po përballen me mungesë të ndjeshme të ujit, sidomos ujit të pijshëm.
Banoret nga lagjjet e ndryshme të Gjilanit, ka disa ditë që përballet me mungesë të ujit të pijshëm shkaku i mos furnizimit nga Ujësjellësi “Hidromorava”.
Banoret detyrohet që në mënyra të ndryshme dhe larg me kilometra ta sigurojë ujin për pije derisa edhe pusit që e ka në oborrin e shtëpisë, ka nisur t’i bjerë niveli i ujit.
Ankesa kanë edhe banorët e tjerë që thonë se janë lënë anash dhe shprehin shqetësime se si ka mundësi që lagjet e tjera të kenë ujë,dhe disa të tjera te ken reduktime të mëdha duke editur dhe temperaturat e larta qe po mbretrojn në vendin tonë.
Sidoqoftë, Komuna e Gjilanit ka shpallur gjendje emergjente për shfrytëzimin e ujit, të pijshëm për shkak të rënies drastike të nivelit të ujit në pendën e Përlepnicës.