Reagim Publik ndaj Kryetarit të Komunës së Gjilanit,
Përkundër faktit që tashmë janë bërë dy vite që kemi ndarë një lokacion të ri për varreza,ende sot qytetarët tanë nuk kanë ku t’i varrosin të afërmit e tyre me dinjitet.
Gjendja e varrezave në qytetin e Gjilanit është bërë alarmante dhe e papranueshme. Edhe pse për vitin 2024 kemi ndarë 300.000 euro për varreza, dhe për vitin aktual – 2025 – janë planifikuar 1,000,000 euro për punët në këtë hapësirë, asgjë nuk ka filluar deri më sot. Kjo tregon një papërgjegjësi të madhe dhe neglizhencë të thellë nga udhëheqja komunale.
Ndërkohë, qytetarët tanë përballen çdo ditë me mungesën e hapësirës për të varrosur të afërmit e tyre me dinjitet. Më shqetësuesja është se vetë punëtorët e varrezave po tregojnë se, për mungesë vendi, po detyrohen të zhvarrosin eshtrat e mëhershëm për t’i lënë vend të tjerëve. Kjo është një praktikë e tmerrshme dhe e papranueshme ,sepse disa qytetarë po ankohen se kur po shkojnë me i vizitu të afërmit e tyre,nuk po munden me i gjetë vendin ku i kanë varrosur, kjo është tmerruese për çdo shoqëri që pretendon të jetë e civilizuar.
-Çfarë ndodhi me premtimet?
-Ku janë 1.30000 milion e treqind mijë eurot e planifikuara për këtë vit?
-A do të japë dikush përgjegjësi për këtë gjendje të turpshme?
Ne si qytetarë kërkojmë me ngulm:
✅ Fillimin e menjëhershëm të punimeve në varrezat e reja.
✅ Transparencë të plotë për fondet e ndara.
✅ Ndërprerjen e menjëhershme të çdo veprimi çnjerëzor si zhvarrimi pa leje.
Mjaft më me heshtje e neglizhencë – respekti për të vdekurit është pasqyrë e kulturës sonë si shoqëri.
Bujar Nevzati- shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së!
Ja si duken sot varrezat e qytetit të Gjilanit.