Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo komunë ka hyrë në ditën e 8 që kur më nuk ka asnjë shqetësim apo dyshim për coronavirus, në këtë kohë kur vendi po përballet me pandeminë.
Ai në një konferencë për media, ka thënë se kjo komunë me të gjitha mekanizmat relevant lokal po e mban nën kontroll situatën pas rasteve që tashmë janë të konfirmuar me koronavirus në këtë komunë.
Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe qëndrim në shtëpi dhe për respektim të masave mbrojtëse.
Komuna e Gjilanit ka 15 raste të konfirmuara me virus Covid-19 kurse Kamenica ka 12 raste pozitive./PlusTv/