Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, morën pjesë në një takim të organizuar nga kandidatja për Asamble, Erëza Kqiku.
Në këtë tubim u theksua vazhdimi i punëve të mira dhe mbështetja e qytetarëve për rrugën që është nisur.
Statusi i plotë:
Gjilani është për vazhdim të punëve të mira. Këtë e dëshmuam sonte në një takim fantastik i cili u organizua nga kandidatja e listës sonë për Asamble, Erëza Kqiku, e ku me prani na nderoi edhe Kryeministri Albin Kurti.
Atmosfera e këtij tubimi tregoi qartë mbështetjen e madhe dhe besimin e qytetarëve në rrugën që kemi nisur bashkë.
Me përkushtim dhe me punë të palodhshme, do ta çojmë përpara Gjilanin, sepse qyteti ynë meriton më të mirën.
BASHKË!
#BASHKËpërGjilanin