Skuadra e Gjilanit sot zhvillon ndeshjen e javës së pestë në Superligën e Kosovës, ku do të përballet me Ferizajn në stadiumin e qytetit.
Pas humbjes në shtëpi ndaj Malishevës, gjilanasit të udhëhequr nga trajneri Ardian Nuhiu synojnë të rikthehen te fitorja.
Nga katër xhirot e para, ata kanë grumbulluar vetëm katër pikë dhe sot kërkojnë rezultat pozitiv për të mos humbur hapin me rivalët.
Takimi fillon nga ora 15:00 në Ferizaj.