Komuna e Gjilanit ka përfituar donacion për shëndetësinë nga organizata austriake “Rumanienhilfe”.
Drejtoresha për Shëndetësi, Doruntina Hasani, ka bërë të ditur se vlera e këtij donacioni është rreth 150 mijë euro.
Ajo ka shprehur falënderim për organizatën “Rumanienhilfe” për donacionin, duke thënë se tejet i nevojshëm për qendrat shëndetësore, për
shërbime sa më cilësore ndaj qytetarëve.
“Donacioni përfshinë shtretër elektrikë, karroca, komodina dhe pajisje të tjera ndihmese që do të jenë në shërbim të qytetarëve tanë përmes QKMF-së dhe qendrave të tjera shëndetësore. Mirënjohes e falenderues ndaj shoqatës dhe aktivistëve të saj”, është shprehur Hasani.