Gazetari sportiv, Arlind Sadiku, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në twitter, ka njoftuar se Gjilani ka nënshkruar dy lojtarë të rinj.
Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin Blerim Krasniqi dhe mesfushorin Fabjan Beqja.
“Të dy vijnë nga kampioni i Shqipërisë, Teuta”, shkruan në twitter Sadiku.
Klubet e Superligës së Kosovës janë duke shpenzuar shumë në këtë merkato, pasi dëshirojnë të luftojnë për garat evropiane.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera përpara fillimit të Superligës.