Skuadra e Gjilanit ditën e sotme e ka përfunduar fazën e parë përgaditore dhe atë do ta vazhdoj ditën e hëne, ku skuadra udhëton drejt Durrësit për ta kryer fazën e dytë përgaditore në kuadër të pjesës pranverore në Ipko Superligë.
-Përpos ushtrimeve fizike ditën e sotme futbollistët stërvitjen e nisën me nxemje të lehtë dhe lojë me top.Në grumbullimin e sotëm u paraqitën të gjithë futbollistët e skuadrës dhe gjendja e tyre është mjaftë stabile,ku ata po punojnë intenzivisht për tu përgaditur sa më mirë për pjesën pranverore.
-Dita e diele është caktuar ditë pushimi, ku shtabi teknik i skuadrës së Gjilanit u ka dhënë një ditë pushimi futbollistëve.Ditën e hëne skuadra zhevndoset në Shqipëri ku do të kryej fazën e dytë dhe do ti zhvilloj disa ndeshje testuese para fillimit të edicionit pranverorë në Ipko Superligë.