Gjilani ka shënuar një fitore të madhe ndaj Feronikelit’74 në xhiron e 32-të, duke përmbysur rezultatin nga 2-0 në pjesën e parë, në 3-2 në të dytën.
Hero i takimit ishte sulmuesi Aganspahić, i cili realizoi het-trik dhe i siguroi tri pikë të rëndësishme skuadrës, që tani ngjitet në kuotën e 45 pikëve dhe largohet nga zona e barazhit.