Më 14 gusht 2024, në ora 16:25, Gjilani po përballet me një valë të nxehti të paprecedentë, me temperaturën momentale që ka arritur 39.0°C shkruan Radio Star.
Ky është një nga nivelet më të larta të temperaturës të regjistruara ndonjëherë në këtë qytet, duke u afruar rrezikshëm pranë thyerjes së rekordit të të gjitha kohërave!
Këtë lajm e ka bërë të ditur Meteo Kosova, duke njoftuar se sot është regjistruar temperatura më e lartë e të gjitha kohërave në Gjilan. Ky zhvillim është një kujtesë e fuqishme për ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe rritjen e temperaturave ekstreme në rajon.