Ka përfunduar ndeshja mes Gjilanit dhe Malishevës, e vlefshme për xhiron e 15-të të Superligës së Kosovës, me një fitore minimale për skuadrën mysafire.
Pjesa e parë kaloi pa shumë raste shënimi, me të dy skuadrat që luajtën në mënyrë të kujdesshme. Në pjesën e dytë, Malisheva siguroi fitoren me një gol të shënuar nga ish-lojtari i Gjilanit, Fatjon Bunjaku, në minutat e fundit të ndeshjes.
Pas kësaj humbjeje, skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu zbret në pozitën e gjashtë në tabelë, me 17 pikë të grumbulluara deri tani.