Ballkani ka triumfuar përballë Gjilanit në kryendeshjen e javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Gazetasheshi.com.
Blend Baftiu dhe Jetmir Topalli realizuan për skuadrën vendase, ndërkohë Gerhard Progni mbajti gjallë shpresat e ‘kuqebardhëve’ deri në fundin e ndeshjes për një rezultat pozitiv.
Ndeshja u përshkua me shumë duele të luftuara, tensione, kartona të verdhë dhe të kuq.
Ballkani me këtë fitore ngritet në kuotën e 34 pikëve, ndërkohë Gjilani mbetet me 31 pikë në vendin e dytë.