Ministri Matoshi, përmes një postimi në facebook ka thënë se qyteti i Gjilanit, po merr pamje të një qytetit modern, ai më tutje ka treguar rreth investimeve në Gjilan.
Ja postimi i plotë:
Pas një bllokade prej tetë vitesh, vitin e kaluar dhe sivjet e ndryshuam plotësisht gjendjen në qendër të Gjilanit, duke e transformuar plotësisht nga një vend me kundërmin erërash të kanalizimeve e deponi mbeturinash në një shetitore dhe mundësi të zhvillimit edhe të bizneseve rreth tij.
Deri më tani kemi investuar 650.000 euro nga MMPH në këto dy vite, ndërsa për gjelbërimin, mbjelljen e drunjëve dhe zgjerimin e hapësirave rekreative, sivjet, me Kryetarin Lutfi Haziri kemi nënshkruar marrveshje edhe për 550.000 euro për ta rregulluar edhe më mirë qendrën e Gjilanit dhe zonën rreth Mirushës.