Gjilani ka bërë goditjen e radhës në afatin kalimtar veror, duke siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë, Arbër Potoku, raporton ekskluzivisht Futbolli Kosovar.
Potoku, i cili u largua nga Ballkani pas shtatë vitesh, ka gjetur menjëherë skuadrën e re, me Gjilanin që do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Palët kanë arritur marrëveshje dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi dhe vetë lojtari.
32-vjeçari kishte edhe oferta të tjera në tavolinë, por i ka thënë “PO” projektit të Gjilanit, skuadër që për sezonin e ri do ta ketë titullin kampion si objektivin kryesor.

