Qyteti i Gjilanit po përballet prej disa ditësh me ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa reduktimet po zgjasin për orë të tëra.
KRU “Hidromorava” njofton se nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të këtyre reduktimeve nga KEDS.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për konsumatorët në Zonën e Shërbimit të Gjilanit
Ndërprerje e furnizimit me ujë deri në ora 11:00 – 15:00
Datë: 28/12/2024
Dita: E shtune
Të nderuar konsumatorë,
Për shkak të ndërprerjes së planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS-i të shtunën nga ora 11:00 deri në orën 15:00, do të ndërprejnë procesin e përpunimit dhe furnizimin me ujë për konsumatorët.
Për çdo ndryshim tjetër, do t’ju mbajmë të informuar.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
KRU Hidromorava
Tel: 0800 61 000