Skuadera e Gjilanit ditën e sotme është rikthyer tek përgaditjet parasezonale.Dita e hëne ishte ditë pushimi për lojtarët e skuadrës së Gjilanit,kurse sot ata i janë rikthyer stërvitjeve.
-Stërvitjet e sotme u mbajtën në ambient të mbyllur,ku për shkak temperaturave jo të përshtatshme për punë, ato sot vijuan në terren të mbyllur.Seanca e sotme stërvitore zgjati për rreth dy orë, kurse ajo u drejtua nga trajnerët e skuadrës.Treningu i sotëm filloi me një vrapim të lehtë ku pas sajë, futbollistët e skuadrës treningun e sotëm e vazhduan me disa ushtrime fizike që u caktuan nga trajneri kondicional i skuadrës.
-Në grumbullimin e sotëm prezent ishin të gjithë futbollistët dhe gjendja e tyre është mjaftë stabile.Gjilani stërvitjet e rregullta do ti vijoj edhe ditën e nesërme.