Ky vikend sjellë përballjen mes Gjilanit dhe Flamurtarit, sfidë e vlefëshme për vijushmërinë e skuadrës së Gjilanit dhe për ecurinë kampionale në Ipko Superligë.
Në kuadër të përgaditjeve për këtë ndeshje, Gjilani edhe ditën e sotme ka vijuar me përgaditjet.Stërvitja e sotme u mbajtë në fushën e stadiumit e cila
zgjati rreth 2 orë.
Mes ritmit të lartë punës dhe përkushtimit të lartë të futbillistëve, seanca e sotme stërvitore filloi si zakonisht me nxemje dhe me një vrapim të lehtë.Lojtarë të drejtuar nga shtabi teknik në krye me Gentjan Mezanin, treningun e vazhduan me ushtrime fizike dhe lojë me topë.
Në seancën e sotme stërvitore prezent ishin të gjithë futbollistët, ku ata po punojnë intenzivisht që nga kjo javë të ju rikthehen rezultateve pozitive në kampionat.
Vlenë të theksohet se atmosfera brenda grupit të futbollistëve është mjaftë pozitive, gjithashtu tek ta nuk mungon optimizmi dhe dëshira për tu rikthyer tek rezultatet pozitive.
Me skuadrën po stërvit edhe kapiteni i sajë, Ylber Kastrati, i cili gjindet në fazën finale të rikuperimit dhe shumë shpejtë, ai, pritet të jetë nën urdhërat e kryetrajnerit, Gentjan Mezani, për sfidat e fundit kampionale.
Në programin javor skuadra edhe ditën e nesërme do të vijoj me përgaditje, për takimin e fundjavës kundër Flamurtarit, sfidë e cila zhvillohet ditën e diele me fillim nga ora 16:00.