Kuq e bardhët sot kan vazhduar serinë negative të rezultateve duke shijuar edhe humbjen e tretë radhazi në kampionat.Dy gola në pjesën e parë, të shënuar nga Rexha dhe Da Silva, i dhanë 3 pikët Feronikelit në duelin e sotëm.
Feronikeli e nisi furishëm takimin duke ushtruar presion para portës së Gjilanit.Golin e parë vendasit e arritën në minutën e 8-të të takimit me autor Kastriot Rexhën, i cili arriti ta mposhtë Haxhihamzën me kokë.Feronikeli gjatë gjithë pjesës së parë luajti lojë ofenzive dhe kjo ju shpërblye, ku në minutën e 35-të ata shënuan edhe golin e dytë në këtë sfidë.Ishte një ndërhyrje në Rexhën nga Papuqi i Gjilanit dhe nga pika e bardhë e penaltisë, Da Silva tregohet i saktë, duke ngritur epërsinë në 2 me 0.
Në pjesën e dytë skuadra e Feronikelit kthehet mbrapa duke u munduar ta menagjoj rezultatin dhe duke i dhënë mundësi Gjilanit që të sulmoj.Kuq e bardhët gjatë pjesës së dytë tentuan ta rrezikonin portën pas aksioneve më të gjata, por mbrojtja e Feronikelit u tregua e vëmendëshme duke mos lejuar që në këtë takim të pranojnë gol.
Gjilani pas humbjes në Drenas mbetet në kuotën e 35 pikëve në vendin e 7-të në tabelë.Ndeshjen e radhës ata e zhvillojnë si vendas kundër Flamurtarit.