Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, ku një ndër përballjet më interesante është ajo mes Gjilanit dhe Ferizajt. Gjilani do të jetë nikoqir në stadiumin ndihmës në Gjilan, në një duel me rëndësi të madhe për të dy skuadrat që synojnë pikët e plota.
Skuadra e Debatik Currit vjen e motivuar pas fitores si mysafire ndaj Malishevës dhe synon ta vazhdojë ecurinë pozitive. Trajneri Curri u shpreh se ekipi ka punuar mjaftueshëm gjatë përgatitjeve dhe se pret maksimumin nga lojtarët e tij.
“Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme. Ky edicion ka treguar se është e vështirë të luash kundër çdo ekipi. Kemi pasur kohë të mjaftueshme të përgatitemi dhe besoj që do të japim maksimumin,” deklaroi ai.
Ndeshja fillon në ora 13:00, në stadiumin ndihmës në Gjilan.









