Sot në Gjilan zhvillohet ndeshja e xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës, ku skuadra vendase përballet me Malishevën në një duel direkt për garat evropiane.
Pas humbjes 4-1 në takimin e fundit mes dy ekipeve, Gjilani i Ardian Nuhiut synon të rikthehet te fitorja për të ngushtuar diferencën prej tri pikësh me Malishevën, e cila është në formë të mirë dhe pranë sigurimit të një vendi në Evropë.
“Jemi të bashkuar dhe të motivuar. Futbollistët do të japin maksimumin dhe mbështetja e tifozëve do të jetë kyçe,” u shpreh trajneri Nuhiu para ndeshjes.
Takimi nis në orën 15:00 në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.