Nesër zhvillohet xhiroja e 25-të e Superligës së Kosovës, ku dy skuadrat gjilanase do të kenë sfida të rëndësishme. Gjilani do të jetë nikoqir i Prishtinës, ndërsa Drita udhëton drejt Klinës për t’u përballur me Dukagjinin.
Pas një disfate të thellë ndaj Malishevës, Gjilani synon të rikthehet te fitorja përballë Prishtinës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë tri pikët e rëndësishme, në një duel që pritet të jetë i luftuar.
Ndërkohë, Drita udhëton drejt Klinës me moral të lartë, pas triumfit ndaj Ballkanit në xhiron e kaluar. Bardhekaltrit synojnë të vazhdojnë serinë pozitive dhe të mbajnë hapin me skuadrat e kreut.
Të dyja ndeshjet do të zhvillohen nesër nga ora 14:00.