Sot në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës, Gjilani do të jetë nikoqir i Suharekës.
Kjo sfidë është vendimtare për skuadrën e Ardian Nuhiut, e cila ndodhet vetëm dy pikë larg zonës së barazhit. “Na pret një ndeshje e rëndësishme që duhet ta zhvillojmë me guxim dhe personalitet,” tha trajneri Nuhiu.
Edhe kapiteni Armend Thaqi theksoi nevojën për përkushtim maksimal.
Ndeshja nis nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës me bar sintetik në Gjilan.