Të dielën, më 3 gusht 2025, qyteti i Gjilanit do të jetë nikoqir i një prej ngjarjeve më të mëdha sportive të verës – turneut të basketbollit 3×3, që pritet të mbledhë ekipe dhe sportistë nga e gjithë Kosova.
Ngjarja, e organizuar nga Komuna e Gjilanit – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, do të zhvillohet në atmosferë festive dhe garuese, duke ofruar mundësi për të treguar talentin, përkushtimin dhe shpirtin sportiv në një nga formatet më dinamike të basketbollit.
Regjistrimi i ekipeve bëhet përmes platformës ndërkombëtare FIBA 3×3, dhe do të jetë i hapur deri të premten para turneut, në orën 20:00.
💰 Çmimet për fituesit janë si më poshtë:
• 🥇 Vendi i parë – 800 €
• 🥈 Vendi i dytë – 200 €
• 🎯 Fituesi i garës së 3-pikëshit– 100 €
Pjesëmarrësit pritet të jenë ekipe nga të gjitha anët e vendit, ndërsa organizatorët garantojnë lojtarë cilësorë, atmosferë të veçantë, dhe një turne që synon të bëhet tradicional në qytetin e Gjilanit.
Për më shumë informacione dhe për regjistrim, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin:
📞 +383 44 523 635
Ky event mbështetet edhe nga RC Cola dhe Federata e Basketbollit të Kosovës.