Njëri nga klubet më aktiv në afatin kalimtar të verës është Gjilani.
Skuadra bardhekuqe ka marrë disa futbollistë cilësorë kryesisht nga kampionati shqiptar.
Padyshim që dy transferimet më bombastike janë Gerhard Progni dhe Tomislav Busic, të ardhur nga Teuta e Durrësit.
Pasi i kishte zyrtarizuar ditë më parë, Gjilani tani i ka prezantuar dy yjet e saj.
Busic e Progni janë prezantuar me fanellën bardhekuqe dhe me shallat e Skifterave.