Gjilani, qytet jetim.
Shkruan: Mixhen Fazliu
Gjilani mbetet nje nder qytetet me te neperkembura ne Kosove. Tamam si nje femije jetim, pa babe e pa nane, qe e shkel gjithkush.
Rruga Gjilan-Prishtine eshte nder rruget me te poshtra ne vend. Perveç qe eshte i veshtire si terren, me shume kthesa, edhe gropat hapen vazhdimisht.
Per ma keq, valet e telefonit jane dobet, interneti ne telefon thuajse inekzistent, madje as valet e radios nuk bejne mire. Ironike eshte edhe rruga ne Hajvali e cila kryesisht shkilet prej veturave qe vijne nga Gjilani, po ashtu eshte e demtuar. Edhe ma ironike eshte rruga e Veternikut, prej Gorenjes e deri tek hyrja ne Prishtine te kthesa e Albi Mall; shiriti i djathte qe frekuentohet me shume prej veturave te Gjilanit eshte i demtuar, me gropa e rruge te panivelizuar, kurse shiriti i majte eshte me i mire. Sikur me pas bo qellimisht.
Mos te flasim per stadionin e qytetit i cili siç duket e ka fatin e kalase se Rozafes, qe 7 vite ndertim e nuk po i shihet as fundi. Per 7 vite, veç dy puntore me pas punu 5 dite te javes, e kishem pas nje Camp Nou.
Secili projekt qe fillon, te pakten 4 vite shkojne veç per me ia fillu punes, e per me i perfundu, kur te jenë kismet! Njerezit po hjekin prej vendpunishteve te pafunda ne rruget Gjilan-Livoç, Gjilan-Prishtine, Gjilan-Ferizaj, Gjilan-Bujanoc, e autostrada, film ne vete.
Te vetmit qe po perfitojne ne Gjilan jane automekaniket, e autolarjet.
Nese ndonjehere Kosova e ndryshon Kushtetuten dhe ia mundeson edhe qytetareve te Gjilanit me kandidu per Deputete te Parlamentit te Kosoves, do ta shqyrtoj mundesine me kandidu, se tash per tash me gjase nuk ka as deputete nga Gjilani.
Gjilani, qyteti me se shumti i demtuar nga privatizimi, nga mungesa e investimeve, perspektiva e punes etj; i shkelur e i neperkembur nga gjithekush, tamam si femije jetim – qytet jetim.
Ne foto kolona pergjate rruges Gjilan-Prishtine ngase dikujt i ka ra ne mend ne fluksin ma te madh te veturave, me i grry e me i shtru dy rrypa asfalt.