Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për përfundimin e projektit të restaurimit të objektit të ish-Teknikës Popullore në Gjilan.
Ai theksoi se ndërhyrjet kanë siguruar ruajtjen e vlerave arkitektonike dhe historike të asetit, duke e rikthyer godinën si pjesë të rëndësishme të kujtesës urbane të qytetit.
Sipas ministrit, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbrojtjen dhe funksionalizimin e trashëgimisë kulturore.
✨ Përfundon edhe një projekt i suksesshëm restaurimi.
Ndërhyrjet në objektin e ish-Teknikës Popullore në Gjilan kanë siguruar ruajtjen e vlerave të asetit, duke e rikthyer atë si pjesë të rëndësishme të kujtesës urbane të qytetit. 🤍










