Gjilan, 6 mars 2017 / Në mbledhjen e rregullt rë mbajtur sot me bordin e drejtorëve, kanë prezantuar edhe Komiteti i Auditimit të Brendshëm dhe Njësia e Auditorit të Brendshëm, ku është diskutuar rreth përmbushjes së rekomandimeve të dala nga Auditori i Përgjithshem, për Komunën e Gjilanit dhe nivelin e zbatimit të tyre në përgjithësi. kryetari Haziri kërkon zbatim me prioritet të rekomandimeve të Auditorit.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka cmuar punën e bërë nga Auditori i Brendshëm, të cilin e ka cilësuar një bashkëpunëtor të fuqishëm ligjor në kuadër të kujdesit që duhet treguar institucionet komunale në shpenzimin e parasë publike dhe në kujdesin që duhet të kenë rreth menaxhimin e projekteve në kuadër të investimeve të Komunës së Gjilanit.
Haziri gjithashtu ka thënë se nga viti në vit falë përkujdesjes së vazhdueshme, falë angazhimit konkret të menaxhmentit të lartë në Komunë dhe kritereve sa i përket shpenzimeve publike, është arritur sipas tij që gjendja të jetë gjithnjë e më e mirë dhe më pozitive që Gjilanin e vendos si një komunë model në nivel vendi në raportin e Auditorit Gjeneral.
Kryetari Lutfi Haziri, ka kërkuar nga të gjithë drejtorët dhe menaxherët e lartë në Komunën e Gjilanit, që me kujdes të veqantë dhe me prioritet të lartë të punohet konform zbatimit të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshmë, kurse rekomandimet që kërkojnë buxhet shtesë ato sipas tij do të trajtohen përsëri me prioritet sepse qeverisja e tij bazohet në praktikat më të mira t mundshme në kuadër të angazhimit për qeverisje të hapur me duar të pastra dhe në zbatimin e plotë të ligjit, që rregullon shpenzimin e mjeteve financiare por edhe procedurave që duhet ndjekur gjatë aktiviteteve të ndryshme të Komunës së Gjilanit.
Kurse nga ana e tij Naim Behluli, kryesues i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në Komunën e Gjilanit, ka thënë se për cdo vit ka prosperim të dukshëm të Gjilanit sa i përket zbatimit të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm dhe gjithnjë rënie edhe të rekomandimeve për Gjilanin, që e vendos këtë Komunë lidere në nivel vendi sa i përket rendit të krijuar dhe rregullit të vënë në aspektin e dietës buxhetore dhe rregullit të vënë në aspekttin e shpenzimeve.
E udhëheqësi i Njësisë së Auditimit të Brendshëm, Sherafedin Latifi, ka bërë të ditur nevojat emergjente të përmirësimit, sikur që ka bërë të ditur edhe për përmirësimet dhe avancimet e ndodhura gjatë monitorimit të punës së drejtorive, dhe institucioneve të tjera lokale në kuadër të Komunës.
2 AttachmentsView allDownload all