Gjilani është rikthyer te fitorja pas humbjes nga Trepça ’89 javën e kaluar.
Skuadra bardhekuqe ka triumfuar me rezultat bindës 4-0 ndaj Ferizajt në ‘Riza Lushta’ të Mitrovicës, pasi ishin të dënuar të luanin jashtë shtëpisë së tyre.
Fiton Hajdari realizoi het-trik për gjilanasit, derisa Tomislav Busiç la gjithashtu ‘firmën’ e tij në triumfin e nëntë sezonal të ‘kuqebardhëve’
Kësisoj Gjilani pas kësaj fitore rikthehet në pozitën e dytë në tabelë me 27 pikë, dy më pak se lideri Ballkani.