I nxehti mbi 30 gradë në Gjilan ka risjellë rrugët e boshatisura këtë të diel.
Vapa e madhe në këto ditët e fundit e cila po mbretron në Kosovë, por edhe në vendet tjera ka bërë që rrugët të jenë më pak të frekuentuara nga qytetarët shkruan Radio Star.
Së fundmi në disa foto të publikuara, shihet qendra e qytetit në Gjilan të jetë pothuajse totalisht e boshatisur dhe duke mos pasur frekuentim të qytetarëve në këtë ditë vikendi.
Radio Star sjell disa foto të qytetit të Gjilanit, i cili shihet pothuajse i boshatisur dhe shumë pak qytetarë në rrugë./radiostar/