Në ditën e 124 të covid19, Gjilani ka marrë dy lajme të këqija, vdekjen e një qytetari dhe mosardhjen e donacionit me teste serologjike. Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit ka shkruar në faqen e tij në facebook:
#Dita124. Sot e kemi marrë lajmin e hidhur për vdekjen e një bashkëqytetari nga Cernica (64 vjeç) i cili ishte infektuar me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Për 4 muaj, 288 persona kanë rezultuar pozitivë, 158 janë shëruar plotësisht, 126 janë raste aktive, derisa pesë persona kanë vdekur. Apeloj që të keni kujdes të shtuar, duke i përdorë masat mbrojtëse dhe distancën sociale. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj.
Lajmi tjetër i keq është se tash e tre muaj po e presim donacionin me teste serologjike, e cila tash tre muaj po qëndron në terminal doganor. Do të na gëzonte shumë lirimi i aparatit nga terminali doganor!