Në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës, Gjilani do të jetë mysafir i Feronikelit’74 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me ndeshjen që nis në ora 15:00.
Edhe pse tashmë i rënë nga liga, Feronikeli’74 ka treguar paraqitje të forta dhe ka vështirësuar punën për shumë skuadra. Ndërkohë, Gjilanit i nevojiten urgjentisht tri pikët për t’i ikur zonës së barazhit.
Pas fitores bindëse 3-0 ndaj Suharekës, trajneri Ardian Nuhiu tha: “Duke respektuar kundërshtarin, respektojmë punën dhe veten tonë. Këtë ndeshje duhet ta luajmë me zemër dhe përkushtim maksimal.”