Skuadra e Gjilanit e drejtuar nga kryetrajneri, Gentian Mezani, në kuadër të kësaj jave, Gjilani zhvillon ndeshjen si mysafir i Vushtrrisë, ndeshja mes Gjilani dhe Vushtrrisë, zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu”, me fillim nga ora 13:00.
Në këtë duel për Gjilanin pritet të rikthehen edhe futbollistët që munguan në ndeshjen e kaluar kundër Ferizajit.Bëhet fjalë për kapitenin Ylber Kastrati dhe futbollistët e repartit ofanziv, Bedri Greca e Gerhard Progni.
Gjithashtu me skuadrën rikthehet edhe mesfushori, Kushtrim Shabani, i cili tanimë ka lënë pas krahëve lëndimin e pësuar javë më parë dhe ai nesër rikthehet me skuadrën në ndeshjen kundër Vushtrrisë.
Dy mungesat e Gjilanit në këtë ballafaqim janë, Fiton Hajdari dhe Muhamed Useini të cilët kanë mbushur normën e kartonëve dhe do të pushojnë në këtë ndeshje.
Sfida mes Vushtrrisë dhe Gjilanit, do të zhvillohet sot me fillim nga ora 13:00, në Vushtrri.