Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, ka realizuar sot shpërndarjen e farës së grurit dhe plehut artificial për 1,084 fermerë përfitues.
Në kuadër të këtij subvencionimi janë shpërndarë:
200 tonë farë gruri.
140 tonë pleh artificial.
Përmes kësaj mbështetjeje do të mundësohet mbjellja e rreth 800 hektarëve tokë bujqësore, duke lehtësuar procesin e mbjelljeve vjeshtore dhe duke kontribuar në rritjen e prodhimtarisë vendore.
Komuna e Gjilanit vazhdon angazhimin në mbështetjen e fermerëve, fuqizimin e sektorit të bujqësisë dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e tij.
Suksese dhe prodhimtari të mbarë për të gjithë fermerët!










