Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit’74 me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 23-të të Superligës së Kosovës.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Albin Prapashtica në minutën e 70-të, duke i dhënë tre pikë të çmuara skuadrës gjilanase.
Në fundin dramatik të ndeshjes, portieri Kenan Haxhihamza u bë hero, duke pritur një penalti dhe siguruar fitoren për ekipin e tij.
Pas kësaj fitoreje, Gjilani ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe renditet në pozitën e katërt. Ndeshjen e radhës do ta luajë si mysafir kundër Malishevës.