Ka përfunduar ndeshja mes KF Ferizaj dhe SC Gjilani, e vlefshme për xhiron e 23-të në Kosovo Superleague.
Gjilani u shfaq skuadër më kërkuese gjatë takimit dhe në fund arriti të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim.
Golët për skuadrën mysafire u realizuan nga Armend Thaqi dhe Senad Jerovic, të cilët siguruan fitoren e madhe për ekipin e Gjilanit.
Pas kësaj fitoreje 1–2 si mysafir, Gjilani tashmë ka 36 pikë në tabelë.

