Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës, derisa një nga përballjet më interesante do të jetë ajo mes Drenicës dhe Gjilanit.
Skuadra gjilanase do të jetë mysafire në Skenderaj, aty ku Drenica po tregohet mjaft e fortë në ndeshjet si vendase dhe synon pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.
Ekipi i drejtuar nga Debatik Curri vjen pas humbjes ndaj Malishevës në udhëtim, disfatë që i ka larguar disi nga objektivi për sigurimin e garave evropiane.
Në anën tjetër, Drenica kërkon fitore të domosdoshme për t’u larguar nga zona e rrezikshme, e cila e dërgon në Ligën e Parë.
Takimi zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

