Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës, ku Gjilani udhëton drejt Klinës për t’u përballur me Dukagjinin.
Skuadra e Ardian Nuhiut vjen pas një fitoreje të rëndësishme ndaj kampionëve të Ballkanit (2-1), por këtë herë përballet me një kundërshtar që e ka mposhtur në dy përballjet e mëparshme. Ky fakt e bën sfidën edhe më të vështirë për gjilanasit, të cilët synojnë të vazhdojnë serinë pozitive dhe të sigurojnë tri pikë të rëndësishme.
Takimi zhvillohet sot në stadiumin ‘18 Qershori’ në Klinë, me fillim nga ora 13:00.