Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me KRU “Hidromorava”, operatorë ekonomik dhe banorët e fshatit, janë duke vazhduar aksionin për pastrimin e ambientit nga mbeturinat inerte.
“Do të vazhdojmë me intensitet të lartë dhe në bazë të planit të Komunës për largimin e deponive. Falënderojmë angazhimin e FSK-së, kompanive publike, operatorëve privat dhe qytetarëve, që bashkërisht po e pastrojmë ambientin dhe njëkohësisht një angazhim të vazhdueshëm Komuna e Gjilanit është duke i kushtuar edhe ruajtjes së pastërtisë gjatë të ardhmes”, ka thënë drejtori i Inspeksionit, Nevzad Rushiti.
Aksioni “Ta pastrojmë Gjilanin” do të vazhdoj për çdo ditë dhe do të përfshihen operatorë ekonomik me makineri të rënda për të larguar të gjitha mbeturinat e krijuara prej vitesh në deponi ilegale që dominohen kryesisht nga materiali ndërtimor dhe mbeturina të tjera.