Kanë përfunduar katër duelet e para të xhiros 17 të Ipko Superligës.
Gjilani ka vazhduar me formën pozitive në teren të vet duke mposhtur Ferizajn me rezultat 1-0.
Dueli u dominua nga skuadra vendase që kishte rastet në pjesën e parë.
Ansi Nika ka kaluar Gjilanin në epërsi pas ekzekutimit të penaltisë të cilën e nxori Muqaj.
Gjilani ka 27 pikë në vendin e katërt, plot tetë pikë larg Llapit që mban vendin e tretë dhe 10 pikë larg Prishtinës në vendin e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar.