Skuadra e Gjilanit po vazhdon me përforcimet në merkaton e verës në futbollin vendor.
Ekipi i Gjilanit ka shumë interesim për Robert Rrahmanin dhe futbollisti me shumë gjasë pritet të vazhdojë karrierën tek “Skifterat”, mëson GazetaBlic Sport.
Rrahmani kishte një sezon mjaft të mirë tek Feronikeli 74′, me ç’rast ra në sytë e drejtuesve të SC Gjilanit.
Klubi ka pëlqim për futbollin dhe është interesuar, andaj Rrahmani ka gjasa që të bëjë hapin e ardhshëm pikërisht duke iu bashkuar ekipit të Ardian Nuhiut.