Nën drejtimin e kryetrajnerit Gentjan Mezani, Gjilani ditën e sotme ka vijuar stërvitjet, ku kuq e bardhët po përgatiten për duelin e së shtunës, atë kundër Drenicës.
Stërvitja e sotme e cila u mbajt në fushën e stadiumit, filloi nga ora 10 e 30 minuta dhe zgjati për rreth dy orë.Futbollistët ju përgjigjën mjaft mirë ushtrimeve të kërkuara nga shtabi teknik i skuadrës, me ç’rast ata treguan ritëm të lartë dhe formë fizike mjaft të kënaqëshme, e ku nuk mungoi edhe dëshira e madhe për përgatitje sa më të mirë, për sfidën e javës së 4-të kampionale.
Ekipi i Gjilani edhe ditën e nesërme do ti vazhdoj stërvitjet, të cilat janë edhe të fundit para duelit kundër Drenicës, që Gjilani e zhvillon si mysafir ditën e shtune, në Skënderaj.