Gjilani nesër do të jetë nikoqir i Flamurtarit.
Sfida që luhet prej orës 13:00 pritet të jetë interesante për faktin se asnjëra skuadër nuk e ka të sigurt mbetjen në elitë, andaj pikët janë të nevojshme.
Për këtë duel, Gjilani ka publikuar listën me futbollistët e ftuar, teksa mungon dyshja Kushtrim Shabani dhe Ansi Nika.
Të dy lojtarët janë të suspenduar për shkak të kartonëve. Ndërsa, për herë të parë janë ftuar binjakët nga Bregu i Fildishtë, Keita Aziz dhe Keita Razak.